Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në Afganistan


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Një valë e shpërthimeve me bomba ka lënë dhjetëra të vdekur dhe disa të plagosur në Afganistan.

Autoritetet afgane thonë se të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur kur tre sulmues vetëvrasës kanë qëlluar Zaranjin, kryeqytetin e provincës Nimroz.

Shpërthimi i trefishtë është pasuar me një tjetër shpërthim në provincën Konduz, ku nga bomba e telekomanduar kanë humbur jetën të paktën 10 persona.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Incidenti në Nimroz, një provincë kjo relativisht e qetë, është njëri nga më vdekjeprurësit në Afganistan për këtë vit, ndërsa më i rëndi në provincë që nga ndërhyrja e trupave të huaja, në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG