Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka hapur samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) me thirrjen për unitet të myslimanëve.
Takimi në Mekë pritet të dominohet nga kriza në Siri. Presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki, ka bërë thirrje për “aksion të shpejtë” kundër regjimit sirian.
Në mesin e atyre që po ndjekin samitin e bllokut 57-anëtarësh, është edhe presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i cili ka qenë ulur pranë Mbretit Abdullah.
Në Siri, Arabia Saudite dhe Irani janë pozicionuar në anë të kundërta, pasi Riadi mbështet kryengritësit rebelë, ndërsa Teherani regjimin e presidentit Bashar al-Asad.