Ndërlidhjet

Lirohet ligjvënësi i opozitës turke


Husein Ajgun
Husein Ajgun
Militantët kurdë kanë liruar të martën vonë ligjvënësin e opozitës turke, rrëmbimi i të cilit ka rritur frikën për përshkallëzim të dhunës.

Militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kanë kidnapuar Husein Ajgunin të dielën në provincën Tunçeli.

Guvernatori i provincës ka bërë të ditur se Ajguni, edhe vetë kurd, është liruar pranë qytetit Ovaçik dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rrëmbimi i tij ka ndodhur në mesin e sulmeve të intensifikuara ndërmjet rebelëve kurdë dhe trupave turke në rajon.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është shpallur organizatë terroriste, ka nisur betejën e armatosur për autonominë kurde në juglindje të Turqisë qysh në vitin 1984.

Mbi 40,000 veta kanë humbur jetën në dhunën që ka pasuar.
XS
SM
MD
LG