Ndërlidhjet

logo-print

Banka britanike i paguan gjobë SHBA-së


Standard Chartered

Standard Chartered

Rregullatorët financiarë në shtetin amerikan të Nju Jorkut kanë arritur marrëveshje me bankën britanike “Standard Chartered”, mbi akuzat se kjo e fundit ka shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe ligjet e SHBA-së për pastrimin e parave.

Në bazë të marrëveshjes, “Standard Chartered” do të paguajë gjobën prej 340 milionë dollarësh.

Javën e kaluar, rregullatorët amerikanë kanë akuzuar bankën në fjalë se ka fshehur 250 miliardë dollarë në transaksionet me bankat iraniane, në periudhën 2001-2007, dhe e kanë cilësuar atë si “institucion mashtrues”.

Uashingtoni ka vendosur sanksione kundër Iranit, për shkak të programit të tij të kontestueshëm bërthamor.
XS
SM
MD
LG