Ndërlidhjet

logo-print

Dy futbollistë gjykohen nën akuzat për seks me të mitur


Ilustrim

Ilustrim

Yjet e futbollit, Frank Riberi dhe Karim Benzema, do të përballen me gjyqin, për shkak të akuzave se kanë paguar për seks me një të mitur.

Anësori i Bajern Mynihut, Riberi, dhe sulmuesi i Real Madridit, Benzema, kanë qenë nën hetime që nga viti 2010 në të ashtuquajturën afera “Zahia”.

Dy futbollistët akuzohen se më 2009 kanë paguar për seks Zahia Deharin, atëbotë 16-vjeçe.

Avokatët mbrojtës thonë se ata nuk e kanë ditur se Zahia ka qenë e mitur dhe kanë kërkuar hedhjen poshtë të akuzave.
XS
SM
MD
LG