Ndërlidhjet

Bullatoviqit i caktohet masa e paraburgimit


Ilustrim
Ilustrim
Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it i ka caktuar Aleksandar Bullatoviqit masën e paraburgimit prej 15 ditësh.

Bullatoviqi ngarkohet me një akuzë për krime të luftës kundër popullatës civile, të cilat pretendohet se janë kryer në prill të vitit 1999 në Fushë Kosovë, thuhet në komunikatën e misionit evropian për sundimin e ligjit.

Bullatoviqi është arrestuar më 13 gusht, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga një gjyqtar i EULEX-it më 14 janar të 2009-ës.

Ky rast është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar misioni i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG