Ndërlidhjet

Aksion në mbështetje të “Pussy Riot”-it


Moskë, 15 gusht 2012.
Moskë, 15 gusht 2012.
Rreth 20 aktivistë kanë organizuar një aksion në Moskë për të mbështetur grupin feminist “Pussy Riot”.

Aksioni është mbajtur para Katedrales Shpëtimtari Krisht, ndërsa aktivistët e maskuar kanë mbajtur letra me sloganin: “Të bekuar janë ata që janë të mëshirshëm”.

Zyrtarët e sigurisë së katedrales kanë bërë përpjekje të shpëndajnë grupin, duke shkaktuar përleshje mes tyre dhe aktivistëve.

Tri anëtaret e “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonikova, Maria Aliokhina dhe Jekaterina Samutseviç, janë në gjyq për shkak të performancës së tyre në Katedralen Shpëtimtari Krisht, kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.

Venimi përfundimtar për rastin e tyre pritet më 17 gusht.
XS
SM
MD
LG