Ndërlidhjet

I dyshuari për “vrasjen” e hebreut nuk ekstradohet në Hungari


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata e Lartë e Australisë ka vendosur kundër ekstradimit të një 90-vjeçari për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hungari.

Çarls Zentai dyshohet se ka qenë njëri nga tre ushtarët hungarezë, të mbështetur nga nazistët, të cilët kanë torturuar dhe vrarë një djalosh hebre, më 1944 në Budapest.

Ai gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm.

Zentai, vitin e kaluar, ka fituar apelin kundër ekstradimit. Qeveria më pas ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka hedhur poshtë.

Zentai i ka hedhur poshtë akuzat e Qendrës “Simon Wisesenthalse”, se ka marrë pjesë në rrahjen brutale të Peter Balazsit, 18 vjeç.

Qendra ka akuzuar Zentain dhe dy ushtarë të tjerë se kanë torturuar dhe vrarë Balazsin, para hedhjes së trupit të tij në Lumin Danub.
XS
SM
MD
LG