Ndërlidhjet

SHBA iu ofron shansin për dokumente imigrantëve të rinj


Ilustrim
Ilustrim
Imigrantët e rinj me qëndrim të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
po përpiqen të marrin pasaporta dhe dokumente tjera, derisa Departamenti i Sgurisë Kombëtare ka filluar panimin e aplikacioneve, për t’iu mundësuar atyre që të shmangin dëbimin dhe të marrin një leje pune, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Qindra mijëra imigrantë të paligjshëm mund të përfitojnë nga programi, të cilin e ka shpallur presidenti Barak Obama në muajin qershor.

Programi filloi më pak se tre muaj para zgjedhjeve që duket të jenë një garë e ngushtë, në të cilat roli i votuesve hispanikë mund të rritet ndjeshëm.

Plani është që të ndalohet deportimi i imigrantëve ilegalë, që u sollën në SHBA si fëmijë. Por Alehandro Majorkas, drejtor i Shërbimeve për Shtetësi dhe Imigracion, ka thënë se shmangia nga deportimi “nuk ofron status legal, ose rrugë drejt nënshtetësisë”.

Për të pasur të drejtë aplikimi, imigrantët duhet të provojnë se kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara para se t’i mbushin 16 vjet, se janë 30 vjeç ose më të rinj, kanë jetuar në vend të paktën 5 vjet, janë në shkollë, ose kanë diplomuar ose kanë shërbyer në ushtri.

Ata nuk duhet të kenë dosje si të dënuar, apo të paraqesin ndonjë rrezik për sigurinë.
XS
SM
MD
LG