Ndërlidhjet

Olimpiada uli papunësinë në Londër


Ilustrim
Ilustrim
Papunësia në Britani ka rënë në nivelin më të ulët brenda një viti, ka thënë Zyra për Statistika Kombëtare, duke theksuar se kjo ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të punësimeve në Lojërat Olimpike.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA njofton se me gjithë recesionin e vendit numri i të papunëve ka rënë në 8 për qind, nga 8.2 për qind sa ka qenë.

Numri më i vogël i të papunëve është regjistruar në Londër, që sugjeron se ka pasur rritje të madhe të punësimit në Olimpiadë.

Shifrat tjera flasin se numri i punëtorëve me orar jo të plotë në Britani ka arritur një rekord të lartë prej 8.07 milionë.
XS
SM
MD
LG