Ndërlidhjet

Serbët duan përfaqësim në dialogun Prishtinë-Beograd


Graçanicë

Graçanicë

Përfaqësuesit e komunitetit serb që vijnë nga subjektet politike, që kryesisht i njohin apo marrin pjesë në institucionet e Republikës së Kosovës, konsiderojnë se edhe ata do të duhej të jenë pjesë e bisedimeve të ardhshme politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.



Prania e tyre në tavolinën e bisedimeve shihet si mundësi që të mos vijë sërish deri te marrëveshjet, të cilat sipas tyre, nuk po i zgjidhin, por po krijojnë probleme të reja.

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq nga Partia Liberale thotë se nuk ka ndonjë ftesë nga liderët dhe institucionet e Kosovës, por beson se prania e përfaqësuesve serb do të mund të ndihmonte në kuadër të dialogut të ardhshëm.

Petar Miletiq

Petar Miletiq

“Ne presim që dialogu të vazhdojë në mënyrë që të gjenden zgjidhje për çështje konkrete të njerëzve në terren. Pra, jo vetëm zgjidhje për çështjet kryesore politike, por zgjidhje edhe për çështjet që preokupojnë njerëzit e zakonshëm, pasi që deri më tani nuk kemi hetuar ndonjë dobi nga dialogu i zhvilluar”.

“Kishte disa marrëveshje, të cilat nuk u zbatuan, sikurse që kishte disa tjera që nuk shkuan në dobi të qytetarëve siç është ajo për lëvizjen e lirë, e cila i kushtëzon njerëzit që të paguajnë kur kalojnë nga Kosova në Serbia dhe anasjelltas”, thekson Miletiq.

Ai nuk e vë në dyshim që serbët e Kosovës duhet të jenë në anën e palës kosovare në tavolinën e bisedimeve, ngase ashtu beson se do t’i mbronin më mirë të drejtat e komunitetit që përfaqësojnë.

Ndërkaq, Rada Trajkoviq, po ashtu deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lista e Përbashkët Serbe, thotë se do të ishte vështirë të ketë një përfaqësim të serbëve në kuadër të palës së Kosovës në bisedime, pasi që disa çështje bien në kundërshtim me interesat e tyre. Andaj, ajo mendon se fillimisht duhet të ketë një dialog midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

“Mendoj se serbët nga Kosova, para së gjithash, duhet të merren me interesat e tyre në kuptimin e gjetjes së zgjidhjeve që do t’u mundësonin atyre funksionim dhe ekzistencë të qëndrueshme në Kosovë. Kjo nënkupton një konstruktivitet edhe të palëve, pra Prishtinës dhe Beogradit”, thotë Trajkoviq.

Duke iu referuar paralajmërimeve për takime në nivele të larta politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ranxhell Nojkiq, një përfaqësues serb nga pjesa qendrore thotë se pret që ato bisedime do të mund të sillnin përparime në këtë proces. Mirëpo, edhe ai e sheh si të nevojshme praninë e serbëve në këtë dialog.
o vetëm që është e dobishme, por është e domosdoshme që serbët të jenë pjesë e bisedimeve në mënyrë që zgjidhjet që do të dilnin nga dialogu të jenë të zbatueshme.

“Jo vetëm që është e dobishme, por është e domosdoshme që serbët të jenë pjesë e bisedimeve në mënyrë që zgjidhjet që do të dilnin nga dialogu të jenë të zbatueshme”.Ndërkaq kur marrëveshjet arrihen pa praninë e serbëve, siç ishte rasti me atë për lëvizjen e lirë, ato po krijojnë probleme edhe më të mëdha sesa që ishin para bisedimeve”, vlerëson Nojkiq.

Për dallim nga përfaqësuesit e serbëve nga pjesa qendrore, ata të pjesës veriore të Kosovës në vazhdimësi janë deklaruar se do të merrnin pjesë në bisedime vetëm nëse do të ishin pjesë e delegacionit të Serbisë, pasi që nuk i njohin institucionet e shtetit të Kosovës.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

XS
SM
MD
LG