Ndërlidhjet

Gjermania arreston 4 vetë, shkelën sanksionet ndaj Iranit


Policë gjermanë
Policë gjermanë
Policia gjermane ka arrestuar të mërkurën katër persona të dyshuar se kanë dërguar në Iran valvula për reaktorët e ujit duke shkelur kështu embargon e Gjermanisë në eksportet e tilla, të vendousra për shkak të programit të kontestuar bërthamor të Iranit.

Grupi përfshin një gjerman dhe tre persona me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe iraniane. Ata janë identifikuar vetëm si Kianzad Ka., Gholamali Ka. dhe Hamid Kh., si dhe shtetasi gjerman Rudolf M.

Ata u zunë të mërkurën nga një forcë e përbërë prej 90 oficerësh në shtëpitë e tyre në qytetet veriore të Hamburgut dhe Oldenburgut si dhe në qytetin lindor të Ueimarit. Me këtë rast janë bastisur banesat dhe zyrat e tyre.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani dëshiron të zhvillojë armë bërthamore, akuzë kjo e hedhur poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG