Ndërlidhjet

Italia i konfiskon mafias pronë prej 4 miliardë eurosh


Ilustrim

Ilustrim

Italia ka njoftuar se ka konfiskuar pronë në vlerë prej katër miliardë eurosh nga klanet e dyshuara mafioze dhe ka arrestuar më shumë sesa 2 mijë të dyshuar, njofton agjencia e lajmeve, AFP.

Legjislacioni që mundëson konfiskimin e ndërtesave, hoteleve dhe bizneseve tjera si dhe të makinave luksoze e jahteve konsiderohet të ketë qenë një mjet efektiv në kuftën kundër krimit të organziuar në Itali.

Ministria e Brendshme e Italisë tha se rreth 2 mijë e 41 anëtarë të dyshuar të mafias, përfshirë 18 që janë konsideruar të rrezikshëm, janë marrë në pyetje në vitin 2011.

Për një vit, thuhet se janë kryer 12 mijë e 139 konfiskime të pronës së mafias së dyshuar në vlerë prej 4 miliardë e 124 milionë eurosh, përfshire 723 kompani dhe një numër i pasaktësuar i makinave luksoze dhe jahteve.

Konfiskimet kanë ndodhur në Sicili, Napoli dhe Kalabri.
XS
SM
MD
LG