Ndërlidhjet

Shpërthime në Afganistan, rreth 20 të plagosur


Shpërthimi në Herat

Shpërthimi në Herat

Një bombë ka shpërthyer në një treg të mnbushur me njerëz, duke plagosur 14 persona, në Afganistanin Perëndimor.

Bomba, që ishte ngjitur në një biçikletë, ka shpërthyer në qendër të qytetit të Heratit.
Nuk janë raportuar të vdekur, por zyrtarët lokalë thanë se dy të plagosur mbesin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk ka pasur marrje të menjëhershme të përgjegjësisë për sulmin.

Të mërkurën në mëngjes, të paktën nëntë persona janë lënduar në një sulm në një xhami në provincën e Kostit. Zyrtarët thanë se tri granata ishin hedhur në xhami, me ç’rast njëra ka shpërthyer në xhami, tjetra në oborr dhe e treta nuk ka mundur të shpërthejë.

Të dy incidentet vijnë pas një valë sulmesh vdekjeprurëse, që të martën kanë lënë të vdekur deri në 50 persona.
XS
SM
MD
LG