Ndërlidhjet

Ndërron jetë Arbën Xhaferi


Arbën Xhaferi

Arbën Xhaferi

Kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare Arbër Xhaferi ndërroi jetë në orën 16, si pasojë e sulmit në tru që përjetoi para një jave, bëhet e ditur nga Klinika Neurokirurgjike, ku ishte dërgua në gjendje kome, të mërkurën e kaluar.

Xhaferi ka lindur në Tetovë më 24 janar 1948. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, ndërsa deri në vitin 1990 ka punuar në Radiotelevizionin e Prishtinës, si redaktor i programit kulturor.

Nga prilli i vitit 1995 ishte kryetar i PPD-së, ndërsa pastaj kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve deri në vitin 2007.

Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Maqedoni, në vitin 1994, u zgjodh si deputet i pavarur dhe më pas si anëtar i PDSH-së.

Në opinionin e gjerë, është i njohur për deklarimet e tij për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ai në vitin 2007, pas 12 vjetësh udhëheqje të partisë më të madhe opozitare, PDSH-së, drejtimin e partisë e la në duart e kryetarit aktual të PDSH-së, Menduh Thaçit.
XS
SM
MD
LG