Ndërlidhjet

OKB: Regjimi i Asadit kreu krime lufte


Siri...

Siri...

Hetuesit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara thanë se forcat e qeverisë siriane dhe milicia e tyre aleate, Shabiha kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në atë që duke të jetë një politikë e drejtuar nga shteti.

Raporti i publikuar të mërkurën, tha se edhe forcat kryengritëse që po luftojnë kundër regjimit të Asadit, kanë kryer krime, por ato “nuk arrijnë masën dhe shkallën” e atyre të kryera nga forcat e sigurisë.

Paneli i emëruar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, i ka fajësuar forcat e sigurisë për vrasjen e më shumë se 100 civilëve në fshatin Houla në muajin maj, pothuajse gjysma e tyre fëmijë.

Në raport thuhet se paneli ka “bazë të arsyeshme” që të besojë se forcat e sigurisë janë përgjegjëse për “shkeljet tjera të ligjit humanitar ndërkombëtar”, përfshirë vrasjet, torturat, arrestimet arbitrare, vrasjet pa gjyq dhe sulmet pa dallim kundër civilëve.
XS
SM
MD
LG