Ndërlidhjet

Kina i kërkon Japonisë lirimin e aktivistëve


Harta e Kinës
Harta e Kinës
Kina i ka kërkuar Japonisë që menjëherë dhe pa kushte t’i lirojë 14 aktivistët kinezë të arrestuar pasi që hynë në ishujt e kontestuar.

Rojet kufitare japonezë arrestuan aktivistët që arritën në ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe si Diaju në Kinë.

Para 67 vjetorit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, tensionet janë rritur në rajon.

Derisa Koreja e Jugut po shënonte fundin e pushtimit nga Japonia, një grup notarësh të Koresë së Jugut zbarkuan në ishujt e quajtur Dokdo nga Koreja e Jugut dhe Takeshima nga Japonia, disa ditë pasi presidenti Li Mijung- bak vizitoi ishujt - një gjest që gjithashtu shkaktoi reagimin japonez.
XS
SM
MD
LG