Ndërlidhjet

Thaçi për Xhaferin: U shua mendja më e ndritur e qytetërimit shqiptar


Arben Xhaferi

Arben Xhaferi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet me rastin e vdekjes së veprimtarit, politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Arben Xhaferi.

"Vdekja e hershme e Arben Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Xhaferi, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të", thuhet në telegram.

Arben Xhaferi ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare. Arben Xhaferi shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare", thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi.

Me vdekjen e Arben Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndritura të qytetërimit shqiptar, ka nënvizuar kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG