Ndërlidhjet

Shefi i BBC-së vihet në krye të New York Times


Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Mark Tompson
Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Mark Tompson
New York Times e ka zgjedhur drejtorin e BBC-së, Mark Tompson si shef ekzekutiv.

Tompson nuk ka punuar asnjëherë në mediat e shkruara, por ka mjaft përvojë riorganizimi në media në epokën dixhitale, shkruan agjencia AP.

Gjatë tetë vjetëve në krye të BBC-së, Tompson u bë figurë jopullore, për shkak të shkurtimit të vendeve të puëns, duke eliminuar shërbimet dhe duke i ulur pensionet.

Duke njoftuar emërimin e Tompsonit, Times citoi përvojën e tij në ndihmën që i ka dhënë BBC-së për t’u rritur në internet dhe për të gjeneruar të ardhura nga llojet e reja të produkteve.
XS
SM
MD
LG