Ndërlidhjet

Jahjaga: Xhaferi, kontribues i çmuar në skenën shqiptare


Arben Xhaferi

Arben Xhaferi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, politikanit të njohur shqiptar, Arbën Xhaferi.

"Intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni", thuhet ne telegra,.

"Vdekja e tij do të lë boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij politik", thuhet në telegramin e zonjës Jahjaga.
XS
SM
MD
LG