Ndërlidhjet

Agjencia shtetërore e Libanit tha se dhjetëra sirianë janë rrëmbyer dhe disa dyqane pronë të sirianëve janë vandalizuar të mërkurën në Bejrut.

Po të mërkurën, klani mysliman shiit në Liban tha se ka rrëmbyer 20 sirianë në përpjekje për të siguruar lirimin e një anëtari të familjes së rrëmbyer nga kryengritësit afër Damaskut.

Kryengritja në Siri ka polarizuar Libanin ku myslimanët sunitë janë mbështetës të kryengritësve, ndërsa shiitët mbështesin regjimin e Asadit.

Arabia Saudite iu ka kërkuar qytetarëve të saj që ta lëshojnë menjëherë Libanin nga frika e rrëmbimeve eventuale.
XS
SM
MD
LG