Ndërlidhjet

Bëhet varrimi i Xhaferit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Sot do të bëhet varrimi i ish-liderit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi, i cili vdiq në orët e pasditës të së mërkurës.

PDSH-ja bëri të ditur se mbledhja komemorative do të mbahet në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 13.30 për në varrezat e qytetit.

Xhaferi-një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, njihej për qëndrimet e tij radikale veçanërisht për kërkesat e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Ai vdiq në moshën 64 vjeçare si pasojë e një sulmi të hemorragjisë cerebrale.
XS
SM
MD
LG