Ndërlidhjet

Ekuadori vendos për Asanzhin


Poster në mbështetje të themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulien Esenxhi
Poster në mbështetje të themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulien Esenxhi
Ekuadori pritet të bëjë sot të ditur se a do t’i ofrojë azil themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulien Asanzh.

Asanzhi është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga 19 qershori për t’iu shmangur ekstradimit të tij në Suedi, ku do të përballej me akuzat për keqtrajtim seksual.

Ministri i jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patino, tha një ditë më parë se Britania ka kërcënuar me bastisjen e ambasadës për ta arrestuar Asanzhin.

Autoritetet britanike nuk kanë komentuar këtë deklaratë, por një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se Britania është “e vendosur” për ta ekstraduar Asanzhin për në Suedi.

Asanzh dhe mbështetësit e tij druajnë se pas ekstradimit në shtetin suedez, ai do të dërgohej për në Shtetet e Bashkuara ku akuzohet për publikimin e mijëra informatave dhe dokumeneteve sekrete të Uashingtonit zyrtar.
XS
SM
MD
LG