Ndërlidhjet

KS diskuton për Sirinë


Pamje nga brenda të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje nga brenda të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë, gjatë ditës, se a do të themelojë një zyre të re civile në mbështetje të përpjekjeve të OKB-së dhe Ligës Arabe për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Mandati i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri skadon të dielën.

Këshilli kishte vendosur dy kushte për vazhdimin eventual të mandatit: ndërprerjen e përdorimit të armëve të rënda nga qeveria dhe reduktimin e dukshëm të dhunës.

Në një letër dërguar Këshillit të premtën e kaluar, sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se nuk është përmbushur asnjë nga këto kushte dhe se, tani, Siria po rrezikon “hyjë në një luftë të tërësishme civile”.
XS
SM
MD
LG