Ndërlidhjet

AI kritikon Moskën në rastin “Pussy Riot”


Protestë e Amnesty International në mbështetje të "Pussy Riot" në Edinburg të Skocisë

Protestë e Amnesty International në mbështetje të "Pussy Riot" në Edinburg të Skocisë

Amnesty International tha se më shumë se 70 mijë peticione, me të cilat autoriteteve në Moskë u kërkohet lirimi i anëtareve të Rok-bendit “Pussy Riot”, janë hedhur në shportat e mbeturinave nga ambasada ruse në Uashington.

Në një deklaratë për media, Mishel Ringet, shefe e fushatës dhe programeve në degën e organizatës në Shtetet e Bashkuara, tha se ia ka dorëzuar ambasadës të gjitha peticionet më 14 gusht.

“Fatkeqësisht, këshilltrai i lartë i Ambasadës Ruse nuk ishte i gatshëm të përfshihet në dialogun për të drejtat e njeriut”, theksoi Ringet për të shtuar se personi në fjalë hodhi anash dokumenet e pranuara.

Ankesa e Amnesty International vjen para vendimit gjyqësor për anëtaret e grupit, Nadezhda Tolokonikova, Maria Aljokina dhe Jakertina Smuceviq, të cilat përballen me dënimin eventual prej shtatë vitesh heqje lirie.
XS
SM
MD
LG