Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Irak


Sulmet në Kirkuk, Irak, 16 gusht, 2012

Sulmet në Kirkuk, Irak, 16 gusht, 2012

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 70 janë plagosur në një seri sulmesh në Bagdad dhe në Irakun verior dhe perëndimor. Një sulm ka ndodhur në një qytet afër ish bastionit të kryengritësve, në Falluxha.

Zyrtarët thanë se qyteti i përzier ettikisht i Kirkukut ka qenë shënjestër e katër sulmeve me makina bombë të cilat shpërthyen brenda 45 minutash.

Shpërthime ka pasur edhe në Dibis dhe Tuz Kuramtu.

Numri i saktë i të vrarëve dhe të plagosurve nuk është verifikuar ende.

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë nga dhuna në vend që nga fillimi i muajit gusht, gjë që tregon se kryengritësit e udhëhequr nga degët e Al Kaidës në Irak mbeten forcë vdekjeprurëse tetë muaj pasi që trupat amerikane e lanë vendin.
XS
SM
MD
LG