Ndërlidhjet

Kampionati në Katar "të luhet në dimër"


Ilustrim
Ilustrim
Kampionati kundërthënës Botëror në futboll i vitit 2022, duhet të luhet në dimër në vend se në kulmin e verës, ka thënë zëvendëspresidenti i FIFA-s princi Ali bin Al Hysein.

Jordanezi i ka thënë gazetës gjermane Tagesspiegel se ai mendon se do të ishtë më mirë që të luhet në dimër.

“Por, për këtë duhet të vendosë nikoqiri”, ka thënë Al Hysein.

Ai nuk beson për këtë arsye do të duhej që të ndryshohet koha e mbajtjes së kampionateve evropiane.

“Shtetet edhe ashtu kanë pushim në dimër”, tha ai.

Por, nuk është kështu në tërë shtetet. Në Angli nuk ka farë pushim, derisa liga në Spanjë mbyllet vetëm për dy javë.

Bundesliga, në anën tjetër, ka pushim pesë javësh, që do të përshtatej mirë me katër javët e Kampionatit Botëror.
XS
SM
MD
LG