Ndërlidhjet

Kina i kërkon Sirisë ndaljen e dhunës


Siri...

Siri...

Ministri i Jashtëm kinez Jang Jieçi i ka kërkuar të dërguarës siriane që të zbatojë armëpushimin dhe të pranojë ndërmjetësimin ndërkombëtar, për t’i dhënë fund dhunës, që ka kapluar vendin, njofton AFP.

“Kina i kërkon qeverisë siriane dhe të gjitha palëve, që të zbatojnë sa më shpejt armëpushimin dhe t’i japin fund dhunës dhe të nisin një dialog politik”, i ka thënë Jang
Boutana Shabanit, sipas një deklarate të qeverisë kineze.

Shaban po qëndron në Kinë në cilësinë e të dërguarës siriane.

Ndryshe, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë, gjatë ditës, se a do të themelojë një zyre të re civile në mbështetje të përpjekjeve të OKB-së dhe Ligës Arabe për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Mandati i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri skadon të dielën.

Këshilli kishte vendosur dy kushte për vazhdimin eventual të mandatit: ndërprerjen e përdorimit të armëve të rënda nga qeveria dhe reduktimin e dukshëm të dhunës.

Në një letër dërguar Këshillit të premtën e kaluar, sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se nuk është përmbushur asnjë nga këto kushte dhe se, tani, Siria po rrezikon “hyjë në një luftë të tërësishme civile”.
XS
SM
MD
LG