Ndërlidhjet

Serbia po harton platformën për Kosovën


Kyetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq

Kyetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq

Kyetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq thotë se plani për Kosovën është duke u hartuar dhe është me rëndësi që të arrihet konsensus sa më i madh.

"Mendoj se është qëllim edhe i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq që të arrijë konsensus të madh, në skenën politike dhe atë publike”, ka thënë Stefanoviq në një intervistë për gazetën “Jedinstvo”.

Sipas tij, kështu të gjithë do ta dinin se për çka bëhet fjalë, çka përmban platforma dhe do të jepnin kontributin që platforma të jetë më e mirë.

“Nuk mund të hyjë në detaje, sepse plani është duke u përpiluar dhe platforma s’është arritur”, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se ajo është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe rezolutën 12 44.

Aktualisht, në Kosovë po zhvillohet një debat në lidhje me nisjen e një dialogu politik me Serbinë, derisa sikurse Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe presidenti serb, po kërkojnë konsensus ndërpartiak për këto lloj bisedimesh.

Nga bisedimet teknike të zhvilluara deri në mars të këtij viti nën ndërmjetësimin e BE-së janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave, sipas përfaqësuesve kosovarë, lë shumë për të dëshiruar.
XS
SM
MD
LG