Ndërlidhjet

Bullgari: Publikohet imazhi i sulmuesit të dytë të dyshuar


Imazhi i te dyshuarit te dyte ne sulmin ne Bullgari
Imazhi i te dyshuarit te dyte ne sulmin ne Bullgari
Autoritetet bullgare kanë lëshuar një imazh të gjeneruar kompjuterik të një bashkëpunëtori të dyshuar të personit që vrau pesë turistë izraelitë dhe një shofer bullgar në një shpërthim në një autobus në Bullgari, një muaj më parë.

Imazhi i një njeriu me flokë të shkurtër të errët shoqërohet me një fotografi nga patenta e rreme e shoferit, në të cilën njeriu duket se mbante një parukë.

Ministria e Brendshme tha të enjten se “nuk ka të dhëna që njeriu (në fotografi) ka lidhje me sulmin terrorist në aeroport.”

Ministria nuk dha ndonjë hollësi të mëtejshme, por fotografia duket se konfirmon dyshimet se për sulmin nuk ka punuar një person i vetëm.

Dy javë më parë u lëshua edhe një imazh tjetër kompjuterik i fytyrës së sulmuesit vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG