Ndërlidhjet

Biznesi kërkon zgjerim të listës së mallrave të liruara nga dogana


Iustrim

Iustrim

Asociacionet e Bizneseve në Kosovë kanë kërkuar zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga obligimet doganore për mallrat që shfrytëzohen si lëndë e parë dhe nuk prodhohen në Kosovë, ka njoftuat përmes një njoftimi për media, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovëë.

Këto kërkesa thuhet se janë parashtruar gjatë diskutimit rreth Projektligjit mbi Mallrat e Liruara nga Tatimi Doganor dhe Mallrat me Tarifë Zero të Tatimit Doganor, ne tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka njoftoi se sektori privat paraqet një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë te vendit, prandaj edhe politikat fiskale duhet të jenë në mbështetje të këtij sektori, i cili luan rol të rëndësishëm për mbushjen e arkës shtetërore dhe hapjes së vendeve të punës.

Ai tha se lista e mallrave te liruara nga taksat doganore është jo e kompletuar dhe selektive, duke shtuar se beson se kjo listë duhet të zgjerohet.
XS
SM
MD
LG