Ndërlidhjet

Mekartni mbështet anëtaret e "Pussy Riot"


Pol Mekartni

Pol Mekartni

Pol Mekartni e ka shkruar një letër mbështetëse për tri anëtaret e punk-bendit rus "Pussy Riot", duke iu thënë atyre që të “qëndrojnë të forta", një ditë para se të shpallet vendimi për to.

“Unë do të doja që ju të dini se unë shumë shpresoj se autoritetet ruse do ta mbështesin principin e fjalës së lirë për të gjithë qytetarët dhe jo të mendojnë se duhet t’ju ndëshkojnë për shkak të protestës suaj”, ka shkruajtur ish anëtari i grupit Beatles.

“Unë shpresoj se ju mund të qëndroni të forta dhe besoj se unë dhe shumë të tjerë si unë, që besojnë në fjalën e lirë, do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, për t’ju mbështeur juve dhe idenë e lirisë artistike,”, ka thënë ndër të tjera Mekartni.

Nadezhda Tolokonikova, Maria Aljokina dhe Jakertina Smuceviq, përballen me dënimin eventual prej shtatë vitesh heqje lirie, nën akuzat për huliganizëm, për shkak se kanë performuar në një kishë në Rusi.
XS
SM
MD
LG