Ndërlidhjet

logo-print

Siria-temë boshte e takimit të fuqive botërore


Pamje të banorëve në Azaz të Sirisë

Pamje të banorëve në Azaz të Sirisë

Fuqitë botërore dhe vendet e rajonit do të takohen sot-një ditë pasi Kombet e Bashkuara i dhanë fund misionit të tij monitorues në Siri.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, disa shtete të rëndësishme arabe dhe Turqia, do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

Të enjtën, zëvendëshefi për operacione paqëruajtëse i OKB-së, Edmone Mulet, tha se qeveria dhe rebelët e Sirisë “kanë zgjedhur rrugën e luftës”.

Vendimi i OKB-së vjen dy javë pas dorëheqjes së emisarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

Burimet në Kombet e Bashkuara thanë se diplomati algjerian, Lakdar Brahimi, është pajtuar të jetë ndërmjetësues i ardhshëm në krizën e Sirisë, por me një mandat të ndryshuar.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se pjesëtarët e fundit të misionit vëzhgues do të largohen nga Damasku më 24 gusht.
XS
SM
MD
LG