Ndërlidhjet

logo-print

Ban dënon sulmet ndaj shiitëve


Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-mun

Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, dënoi fuqishëm siç i quajti ai “sulmet e tmerrshme” mbi shiitët myslimanë të Pakistanit.

Zyrtarët thanë se, gjatë incidenteve të së enjtës, persona të armatosur nxorrën më shumë se 20 shiitë nga një autobus afër Gilgitit në Pakistanin Verior për t’i qëlluar më pas për vdekje.

Ban shprehu nervozizmin ndaj sulmeve që u bëhen pakistanezëve për shkak të pikëpamjeve të tyre fetare.

Sulmi i së enjtës ndaj shiitëve ishte i dyti i këtij lloji në atë zonë gjatë periudhës së fundit gjashtë-mujore.

Autobusi po udhëtonte prej Ravalpindit për në Gilgitin e banuar kryesisht me shiitë.
XS
SM
MD
LG