Ndërlidhjet

Hamnei bën thirrje për bashkëpunim


Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, duke biseduar me disa banorë të fshatrave të dëmtuar nga tërmeti
Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, duke biseduar me disa banorë të fshatrave të dëmtuar nga tërmeti
Televizioni shtetëror i Iranit transmetoi të enjtën pamjet që tregonin liderin suprem të vendit, Ajatollah Ali Hamnei, tek po vizitonte disa fshatra të dëmtuar nga tërmeti që goditi vendin gjatë fundjavës.

Hamnei kërkoi rindërtimin e zonave dhe u bëri thirrje banorëve të bashkëpunojnë me qeverinë dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

Sipas ministrisë së shëndetësisë së Iranit si pasojë e tërmetit janë vrarë më shumë se 300 njerëz, ndërsa janë lënduar mbi katër mijë.

Dhjetëra fshatra janë prekur nga tërmeti dhe diku 60 janë shkatërruar pjesërisht në zonën Varzakan.

Autoritetet thanë se u kanë siguruar strehë më shumë se 70 mijë njerëzve në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG