Ndërlidhjet

Kirill bën thirrje për pajtim


Kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë, patriarku Kirill dhe kryepeshkopi Jozef Mihalik
Kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë, patriarku Kirill dhe kryepeshkopi Jozef Mihalik
Kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë, patriarku Kirill, pritet të nënshkruajë gjatë ditës një dokument në Poloni, me të cilin u bën thirrje polakëve dhe rusëve që t’i mbyllin kapitujt e errët të historisë së përbashkët.

Dokumenti do të nënshkruhet nga Kirilli dhe kreu i konferencës së peshkopëve të Polonisë, kryepeshkopi Jozef Mihalik.

Të enjtën, Kirill takoi liderët e Kishës Katolike në Varshavë dhe më vonë u takua me presidentin polak, Bronisllav Komorovski, i cili tha se dialogu ishte një hap drejt pajtimit.

Vizita katër-ditore e Kirillit në Poloni është e para që një lider fetar i Rusisë bën që kur Polonia shpalli pavarësinë.
XS
SM
MD
LG