Ndërlidhjet

Dënohet me burg ish-ministri ukrainas


Ish-ministri i brendshëm i Ukrainës, Juri Lutsenko

Ish-ministri i brendshëm i Ukrainës, Juri Lutsenko

Një gjykatë në Kiev e dënoi me dy vite heqje lirie ish-ministrin e brendshëm të Ukrainës, Juri Lutsenko.

Ai u shpall fajtor për urdhërimin e mbikëqyrjen e paligjshme të të dyshuarve gjatë hetimeve lidhur me helmimin e ish-presedentit, Viktor Jushqenko në vitin 2004.

Në muajin shkurt, Lutsenko u shpall fajtor në një rast tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe u dënua me katër vite burg.

Lutsenko u deklarua i pafajshëm në të dyja rastet duke thënë se gjykimet ndaj tij janë politikisht të motivuara.
XS
SM
MD
LG