Ndërlidhjet

Vendoset për fatin e gruas së ish-liderit të PK-së


Flamuri kinez
Flamuri kinez
Një gjykatë në Kinë pritet të marrë të hënën vendimin për rastin e vrasjes së Gu Kailai, bashkëshorten e ish-liderit të Partisë Komuniste, Bo Ksilai.

Ajo akuzohet se ka helmuar në nëntorin e vitit të kaluar britanikun, Nil Hejvud, me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur marrëdhënie biznesore.

E akuzuara pat pranuar vrasjen duke thënë se ka vepruar pasi Hejvud e kërcënoi se do t'ia vrasë djalin.

Vrasësit dënohen me vdekje në Kinë, por pritet që për Gu-në të caktohet burgimi i përjetshëm.

Vrasja kishte shkaktuar një skandal politik që dëmtoi karrierën e bashkëshortit të saj, Bo.
XS
SM
MD
LG