Ndërlidhjet

Vulin në Kosovë me leje të qeverisë


Prishtinë
Prishtinë
Autoritetet kosovare kanë konfirmuar se i kanë dhënë lejen e qëndrimit drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se vizita bëhet me leje të Qeverisë së Kosovës dhe se ajo është paralajmëruar si vizitë e karakterit religjioz.

“Me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ai do të bëjë vizitë me datë 17 – 18 gusht dhe Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ofruar siguri gjatë kësaj vizite, e cila ka karakterin e vizitës religjioze”, ka thënë Kelani.

Siç është paralajmëruar nga Beogradi dhe nga mediat serbe, Vulin, të premten dhe shtunën, do të vizitojë Prizrenin, Shtërpcën, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe.
XS
SM
MD
LG