Ndërlidhjet

OKB: Rritet ndjeshëm numri i refugjatëve sirianë


Foto arkivi
Foto arkivi
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë regjistruar 23,000 refugjatë të rinj nga Siria.

Sipas zyrës së OKB-së në Gjenevë, numri është rritur ndjeshëm, sidomos në Turqi, pasi mijëra sirianë janë larguar nga qyteti i sulmuar i Alepos.

Në total, numri i refugjatëve sirianë në vende fqinje kap shifrën 170,000 – 61,000 në Turqi, nga 47,000 në Jordani dhe Liban, si dhe 15,000 në Irak.

Forcat qeveritare dhe kryengritësit rebelë me javë të tëra janë duke luftuar ashpër për kontrollin e qytetit Alepo.
XS
SM
MD
LG