Ndërlidhjet

Sulm kundër shiitëve në Pakistan


Karaçi, 17 gusht 2012.

Karaçi, 17 gusht 2012.

Së paku një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm në Karaçi të Pakistanit.

Bomba kishte në shënjestër autobusin që transportonte rreth 40 studentë shiitë, që do të merrnin pjesë në një proteste kundër Izraelit në qytetin jugor.

Incidenti ndodh vetëm një ditë pasi persona të armatosur, pranë qytetit Gilgit, kanë nxjerrë nga autobusi 20 shiitë dhe i kanë qëlluar për vdekje.

Ngjarja është dënuar fuqishëm nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i cili e ka cilësuar si “të tmerrshme”.

Grupet për të drejtat e njeriut në Pakistan thonë se dhuna etnike, fetare dhe politike në Karaçi ka lënë të paktën 1,100 të vrarë në këtë vit.
XS
SM
MD
LG