Ndërlidhjet

KS diskuton për Kosovën më 21 gusht


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 21 gusht, do të shqyrtojë raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, në lidhje me situatën në Kosovë.

Ban pritet të kërkojë nga autoritetet e Prishtinës dhe të Beogradi që të jenë konstruktive në tejkalimin e vështirësive për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

Mediat serbe raportojnë se në seancën e Këshillit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG