Ndërlidhjet

Irak: 60 të vrarë në sulme


Kirkuk, 16 gusht 2012

Kirkuk, 16 gusht 2012

Zyrtarët e Irakut kanë konfirmuar sot se vala e sulmeve të së enjtes në vend ka lënë të paktën 60 persona të vrarë.

Zyrtarët kanë thënë se dhuna – nga më vdekjeprurëset që nga largimi i trupave amerikane nga Iraku, në dhjetor të vitit të kaluar – ka goditur 15 qytete dhe ka plagosur rreth 250 persona.

Zyrtarët e sigurisë thonë se kanë shtuar masat për të mbrojtur turmat e njerëzve që do të mblidhen në vende publike për të kremtuar Festën e Bajramit këtë fundjavë.
XS
SM
MD
LG