Ndërlidhjet

Ish kryeministri sirian - përpjekje për të rrëzuar Asadin


Rijad Hixhab

Rijad Hixhab

Ish-kryeministri i Sirisë, Rijad Hixhab, ka udhëtuar drejt Katarit për të biseduar me zyrtarët atje hapat për rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.

Zëdhënësi i tij, Muhamed Atari, ka thënë se Hixhab do të qëndrojë në Katar tri ditë, por nuk ka saktësuar se me kë do të takohet.

Katari është njëri nga shtetet sunite që mbështet kryengritësit sirianë, shumica e të cilëve janë po ashtu sunitë.

Pas bisedimeve atje, Hixhab do të kthehet në Jordani, ku është vendosur prejse ka dezertuar nga regjimi sirian më 6 gusht.
XS
SM
MD
LG