Ndërlidhjet

logo-print
Rusia ka anuluar takimin e një grupi ndërkombëtar për Sirinë, të planifikuar për të premten, pasi vendet perëndimore kanë thënë se nuk do të marrin pjesë.

Moska ka bërë të ditur se takimi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i thirrur nga i dërguari rus në OKB, Vitali Çurkin, është shtyrë.

Zyrtarët rusë nuk kanë folur për ndonjë datë të caktuar.

Rusia ka pritur që në takim të miratohej një deklaratë, e cila do të caktonte një afat armëpushimi për ushtrinë siriane dhe opozitën.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd, ka thënë se nuk sheh arsye për takimin.

Rusia, ashtu si edhe Kina, u kanë vënë veto tri rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, të cilat dënonin aksionet e presidentit sirian, Bashar al-Asad, dhe kërcënonin me sanksione.
XS
SM
MD
LG