Ndërlidhjet

Bota kritikon Rusinë për dënimin e “Pussy Riot”-it


"Pussy Riot"

"Pussy Riot"

Komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar ashpër vendimin e drejtësisë ruse për të dënuar me nga dy vjet burgim anëtaret e grupit “Pussy Riot”.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë e kanë quajtur dënimin “joproporcional”.

OSBE-ja ka thënë se dënimi është pjesë e një “tendence të rrezikshme për të frenuar lirinë e shprehjes”.

Gjermania, në anën tjetër, e ka cilësuar masën e shqiptuar si “shkatërrimtare”.

Vendimi për dënim është goditje e hidhur e lirisë së shprehjes në Rusi, ka vlerësuar organizata Amnesty International.

Gjykata e Moskës ka dënuar të premten Nadezhda Tolokonikovën, Maria Aliokhinën dhe Jekaterina Samutseviçin, për shkak të performancës së tyre në Katedralen Shpëtuesi Krisht, kundër sundimit të presidentit rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG