Ndërlidhjet

OKB konfirmon: Brahimi zëvendëson Ananin


Lakdar Brahimi
Lakdar Brahimi
Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar të premten se diplomati algjerian, Lakdar Brahimi, do të jetë i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për krizën në Siri.

Brahimi, ish-ministër i Jashtëm i Algjerisë, ka punuar në disa poste të nivelit të lartë në Kombet e Bashkuara, përfshirë rolin e negociatorit të pavarur në Afganistan, Irak dhe Haiti.

Ai po ashtu ka ndihmuar në negocimin e fundit të luftës civile në Liban.

Emërimi i tij ka ndodhur pasi ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ka dhënë dorëheqje nga posti i të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë.
XS
SM
MD
LG