Ndërlidhjet

Rusi: Kisha kërkon mëshirë për grupin Pussy Riot


Pamje nga aksioni në mbështetje të grupit Pussy Riot në Nju Jork

Kisha Ortodokse e Rusisë ka kërkuar mëshirë për tri femrat e grupit Pussy Riot, që janë dënuar dje nga një gjykatë në Moskë me dy vjet burgim.

Ato ishin të akuzuara për interpretimin e një kënge ku kritikohej Vlladimir Putini në një katedralë të Moskës, në muajin shkurt.

Ky vendim i gjykatës ka shkaktuar protesta të vogla nga Moska e deri në Nju Jork.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë në mesin e atyre që e kanë kritikuar dënimin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini nuk ka mundur të intervenoj në procesin gjyqësor. Zoti Peskov ka refuzuar ta komentoj dënimin.

Organizata Amnesty International tha se procesi gjyqësor ishte i motivuar politikisht dhe se pjesëtaret e grupit Pussy Riot ishin dënuar pa të drejtë për një aksion legjitim të protestës, ndoshta potencialisht ofensiv, dhe se vendimi i gjykatës ishte “goditje e ashpër ndaj lirisë së shprehjes” në Rusi.
XS
SM
MD
LG