Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetet emërimi i të dërguarit të ri për Sirinë


Hillari Klinton

Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Lakdar Brahimin, i cili dje nga Kombet e Bashkuara u konfirmua si i emëruari i ri ndërkombëtar për Sirinë.

Sekretarja Klinton tha se Uashingtoni do ta mbështes Brahimin “në sigurimin e paqes së qëndrueshme që i përkrah aspiratat legjitime për qeveri përfaqësuese të popullit të Sirisë”.

Mesazhi i saj për popullin e Sirisë ishte se “ju nuk jeni vetëm” dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar është i përkushtuar për një tranzicion politik i udhëhequr nga sirianët dhe për të pasur siguri se ata që kanë bërë krime të mbahen përgjegjës.

Diplomati veteran nga Algjeria, Lakdar Brahimi, në këtë post e zëvendëson ish sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, i cili u tërhoq para dy javësh për shkak të dështimit të marrëveshjes për armëpushim në Siri.
XS
SM
MD
LG