Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – pesë ushtarë të vrarë


Pamje e një postblloku të ushtrisë së Pakistanit

Pamje e një postblloku të ushtrisë së Pakistanit

Zyrtarët në Pakistan thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë, në një pikë rrugore kontrolli në qytetin perëndimor Kueta, në provincën e trazuar Baluçistan, janë vrarë pesë ushtarë.

Njësitë kufitare thanë se tre pjesëtarë të këtyre njësive janë vrarë sot në mëngjes, kur vozitësi i një makine, që ata e kishin ndalur për kontroll të sigurisë, e kishte aktivizuar eksplozivin.

Nga shpërthimi u vranë edhe dy zyrtarë ushtarakë të inteligjencës dhe vetë sulmuesi.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ndodhi në vigjile të festës myslimane të Bajramit.
XS
SM
MD
LG